LAJMI I FUNDIT:

MSH dhe PH afirmojnë bashkëpunimin

MSH dhe PH afirmojnë bashkëpunimin

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka pritur përfaqësues të lartë të organizatës amerikane “Project HOPE”, ku ministri Bukoshi ka theksuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kësaj organizate, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit midis MSH dhe “Project Hope”, të nënshkruar muajin e kaluar.

Me këtë Memorandum bashkëpunimi, MSH dhe PH janë pajtuar që të ofrojnë transportin dhe shërbimet e asistencës humanitare në formë të dhurimit të donacioneve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale për shëndetësinë kosovare.

Pas takimit me ministrin, përfaqësuesit e “Project Hope”, të kryesuar nga drejtori i Programeve të Projektit, Scott Crawford, kanë biseduar me anëtarë të kabinetit të ministrit Bukoshi dhe përfaqësues të departamenteve të tjera për mënyrat e realizimit të marrëveshjes midis MSH-së dhe PH-së. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori