LAJMI I FUNDIT:

Konsumi i matur i alkoolit forcon zemrën

Konsumi i matur i alkoolit forcon zemrën

Konsumimi i një deri në dy doza alkooli në ditë zgjat jetën e personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, bëjnë të ditur shkencëtarët italian.

Ata në bashkëpunim me kolegët amerikan nga Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga 262 mijë persona, dhe kanë nxjerrë në përfundim se nëse teprohet me alkool, kjo nuk ka kurrfarë ndikimi në shëndetin e zemrës.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, ndikimi pozitiv i konsumimit në masë të alkoolit bazohet në rritjet e nivelit të kolesterolit të mirë në gjak (dhe uljes së kolesterolit të keq).

Në përqindje, konsumimi i sasisë së matur të alkoolit është lidhur me 38% rrezik më të ulët për vdekje nga sëmundjet e zemrës në krahasim me personat të cilët në përgjithësi nuk konsumojnë alkool.


Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën shkencore Journal of the American College of Cardiology. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori