LAJMI I FUNDIT:

Magnezi mbron zorrët

Magnezi mbron zorrët

Shkencëtarët japonezë bëjnë të ditur se magnezi, i cili është i përfshirë në më shumë se 300 reaksione biokimike në organizëm, ka veprim antikancerogjen.

Gjatë studimit shkencëtarët kanë përcjellë më shumë se 87100 njerëz me moshë mesatare prej 57 vjet, gjatë një periudhe prej tetë viteve.

Ata kanë vërejtur se konsumimi i magnezit ul rrezikun për prekje nga kanceri i zorrës së trashë për 52%. Por ky efekt pozitiv i magnezit është vërejtur vetëm te meshkujt.

Përqendrimi veprues ka qenë sasia prej 327 mg magnez në ditë. Përndryshe doza e preferuar ditore e magnezit, që është shumë më e lartë se sa njerëzit konsumojnë, është 320 mg për femrat dhe 420 për meshkujt.


Ushqimet e pasura me magnez janë perimet e gjelbra, mishi, drithërat, frytet arrore dhe qumështi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori