LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi ftohet për vizitë në Republikën e Çekisë

Ministri Gashi ftohet për vizitë në Republikën e Çekisë

Ministri Gashi ftohet në Pragë nga ministrja çeke e Shëndetësisë Dana Juraskova dhe gjatë vizitës atje pritet të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në shëndetësi midis Kosovës e Çekisë.

Pasi i shpreh falënderimin e saj ministrit Gashi për mikpritjen e ngrohtë që Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i ka bërë delegacionit çek të përbërë nga autoritetet të larta shëndetësore, që në shkurt kanë qëndruar për disa ditë në Kosovë, ministrja Juraskova shpreh besimin e saj që gjatë vizitës së ministrit të shëndetësisë të Kosovës në Pragë, në muajin prill, do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në shëndetësi midis dy shteteve.

Ky memorandum është diskutuar edhe gjatë vizitës së delegacionit çek në Prishtinë dhe ai parasheh fushat e bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve në aspektin e përkrahjes profesionale, këmbimin e ekspertëve, në fushën e edukimit të vazhduar dhe në fusha të tjera të rëndësishme për shëndetësinë e dy shteteve.

Republika e Çekisë është një nga shtetet që ka kontribuar aktivisht në vitin e fundit me ndihma konkrete materiale dhe profesionale për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe qendrat e tjera shëndetësore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori