LAJMI I FUNDIT:

Çuditet bota mjekësore, mbijeton foshnja 275 gramëshe

Çuditet bota mjekësore, mbijeton foshnja 275 gramëshe

Në spitalin e Gotingenit në Gjermani lindi para kohe një foshnje 25 javëshe, 275 gramë, duke krijuar një shok të madh në botën mjekësore.

Për javë të tëra doktorët e kanë mbajtur në jetë me mjete ndihmëse ndërsa gjatë muajit dhjetor ai iu bashkua familjes së tij.

Doktorët janë të bindur në jetëgjatësinë e fëmijës me gjatësi 27 centimetër, të cilin e quajtën gishtëza Tom.

Si pasojë e problemeve të ndryshme shëndetësore të së ëmës, fetusi lindi 15 javë para kohës normale, dhe për gjashtë muaj, derisa arriti peshën normale prej 3.7 kilogramësh ai u mbajt në inkubator nën mbikëqyrjen e mjekëve.


Kjo është foshnja e parë (djalë) që arrin të mbijetojë me këtë peshë. Më parë luftën për të jetuar e fituan tre vajza nga 244 gramë. /Start/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori