LAJMI I FUNDIT:

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Shkencëtarët në Seattle të shtetit Washington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 nga 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.

Gjatë provave në qendrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizave të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjën deri sa lind, mund të përdoren më gjerësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë.

Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjat e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplantimi te pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qendrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplantimeve, 70 për qind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç.


Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t’i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t’u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak. /VoA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori