LAJMI I FUNDIT:

Acid folik gjatë gjithë shtatzënisë

Acid folik gjatë gjithë shtatzënisë

Hulumtimet e reja nga Universiteti Semmelweis në Budapest, të cilat kanë përfshirë 14 mijë shtatzëna, kanë pohuar rëndësinë e përdorimit të acidit folik në tremujorin e fundit të shtatzënisë.

Edhe pse acidi folik është i patjetërsueshëm në tremujorin e parë, periudha kur zhvillohet sistemi nervor i foshnjës së ardhshme, shkencëtarët hungarez pohojnë se acidi folik ka dobitë e veta edhe në tremujorin e fundit.

Hulumtimi ka treguar se përdorimi i përditshëm i acidit folik ka rezultuar me ulje prej 7% të rrezikut të lindjes së parakohshme, ndërsa është gjetur edhe një lidhje pozitive në mes të peshës së foshnjës së lindur./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori