LAJMI I FUNDIT:

Vaj peshku për veshkat e diabetikëve

Vaj peshku për veshkat e diabetikëve

Studimet e reja të zhvilluara në Universitetin e Hong Kongut na zbulojnë një luftëtar të ri për mbrojtjen e veshkave te personat me diabet.

Sëmundja e sheqerit godet shumë organe të brendshme, në mes të cilëve më së shumti preken veshkat. Tregues i funksionimit të veshëve që përdoret më së shpeshti në diagnostikim është niveli i kreatininës në serum. Nëse niveli i kreatininës është i lartë kjo tregon dëmtim të funksionit të veshkave.

Studimi i zhvilluar për 12 javë në të cilin janë përfshirë qindra persona që vuajnë nga diabeti, ka treguar se si konsumimi i përditshëm i 4 gram vaj peshku (përmes të cilit organizmi siguron 42% të acidit eikosapentaenik dhe 25% të atij dokosaheksaenik), niveli i kreatininës ulet dukshëm në krahasim me grupin kontrollues.

Me këtë është arritur në përfundim se acidet yndyrore omega-3 kanë edhe një varg funksionesh tjera të dobishme, ato nefroprotektive (mbrojtëse të funksionit të veshkave)./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori