LAJMI I FUNDIT:

Karotenoidet në të vërtetë mbrojnë nga kanceri i gjirit

Karotenoidet në të vërtetë mbrojnë nga kanceri i gjirit

Konsumimi i rritur i alfa dhe beta karotenit me anë të ushqimit, mund të ulë dukshëm rrezikun për kancerin e gjirit të varur nga hormonet te duhanxhinjtë, bëjnë të ditur studimet suedeze.

Hulumtimi i cili vjen nga Instituti i Karolinës, ka përfshirë më shumë se 36 600 gra të cilat janë përcjellë për një periudhë prej 10 vitesh dhe rezultati ka treguar se konsumimi i karotenoideve është i lidhur me incidencën më të ulët të kancerit të gjirit.

Edhe pse ekziston një numër i madh i studimeve të cilat thonë se konsumimi i rritur i karotenoideve rrit rrezikun nga kanceri te personat që pinë duhan, studimet e reja kanë treguar të kundërtën.

Konsumimi i lartë i alfa karotenit ka ulur rrezikun për 68%, ndërsa beta karoteni për 65%. Duhet të përmendet se është më mirë që karoteni të merren me anë të ushqimit dhe jo me anë të barërave./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori