LAJMI I FUNDIT:

Pirja e verës dhe shëndeti

Pirja e verës dhe shëndeti

Tash e një kohë dihet se konsumimi mesatar i verës mbron nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa një studim i ri tregon se pse ndodh pikërisht kështu.

Shkencëtarët pohojnë se vera ndikon në metabolizmin e acideve omega-3-yndyrore, për të cilët është vërtetuar se kanë ndukim pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Autorët e studimit kanë analizuar shprehitë ushqyese dhe konsumimin e alkoolit te 1.600 participantë në studim, me ç’rast është treguar se personat të cilët konsumojnë sasi mesatare të verës kanë nivel më të lartë të acideve omega-3-yndyrore, pa marrë parasysh nëse hanë peshq ose jo.

Ky efekt nuk është vërejtur te konsumimi i llojeve të tjera të alkoolit, që i ka çuar shkencëtarët deri te mendimi se polifenolet e pranishme në verë ndoshta kanë rol të rëndësishëm në rritjen e përqendrimit të acideve omega-3-yndyrore mbrojtëse.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori