LAJMI I FUNDIT:

Mbipesha dhe dëmtimi i tiroides

Mbipesha dhe dëmtimi i tiroides

Hulumtimi i shkencëtarëve italianë sugjeron se mbipesha te fëmijët mund të sjellë deri te proceset inflamatore të cilat mund ta dëmtojnë gjëndrën tiroide.

Kështu formohet qarku i mbyllur i metabolizmit dhe masës së madhe trupore, meqenëse tiroidja prodhon hormonet të cilat rregullojnë metabolizmin dhe disa funksione tjera të rëndësishme.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara në përcjelljen trevjeçare të 186 fëmijëve te të cilët është matur vlera e hormoneve dhe antitrupave të tiroides, ndërsa vetë gjëndra është incizuar me ndihmën e ultrazërit.

Në këtë mënyrë është treguar se ndryshimet në funksionin dhe strukturën e tiroides vërehen te fëmijët me mbipeshë trupore, sidomos te ata me indeks të lartë të masës trupore (BMI të lartë), shkruan në revistën “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori