LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka rrezik të përhapjes së parotitit epidemik

Nuk ka rrezik të përhapjes së parotitit epidemik

Me rastin e paraqitjes së parotitit epidemik në dy shkollat e komunës së Ferizajt, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes ekipin e epidemiologëve.

Ky ekip, sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë – ka konstatuar se sëmundja është shfaqur si pasojë e mosvaksinimit gjatë viteve të nëntëdhjeta, si rrjedhojë e rrethanave në të cilat gjendej Kosova.

Situata, sipas kësaj ministrie, është plotësisht nën kontroll dhe nuk asnjë arsye të ndërmerren masa të ndërprerjes së mësimit përpos të ndonjë rasti kur sëmundja përcillet me temperaturë.

Të prekurit me parotit nuk kanë qenë të imunizuar sipas kalendarit të vaksinimit të fëmijëve (në moshën dyvjeçare- rreth viteve 1996-1999).


Në Klinikën infektive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë kërkuar ndihmë tetë persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, kundërepidemike dhe nuk ka asnjë rrezik të përhapjes së sëmundjes sepse, moshat e reja janë të vaksinuara me vaksinën MMR. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori