LAJMI I FUNDIT:

Përbërësit e marihuanës luftojnë Streptokokun rezistent

Përbërësit e marihuanës luftojnë Streptokokun rezistent

Disa lëndë kimike të cilat hyjnë në përbërjen e marihuanës, mund të jenë të dobishme për të luftuar Streptococus aureus rezistent në meticilinë (MRSA), një lloj bakteri i cili është rezistent në një varg antibiotikësh.

Hulumtuesit në Itali dhe Britani, kanë testuar pesë përbërës të mëdhenj të marihuanës, të quajtur kanabinoide, në disa lloje të ndryshme të MRSA. Që të gjitha kanë shfaqur efekt vrasës ndaj sporeve në bakterit. Edhe disa kanabinoide sintetike po ashtu kanë treguar aftësi antibakteriale.

Shkencëtarët thonë se kanabinoidet i vrasin bakteret në disa mënyra që ndryshojnë nga antibiotikët tradicional, duke nënkuptuar se ata mund të jenë në gjendje të shmangin rezistencën bakteriale.

Për më tepër, dy nga kanabinoidet nuk kanë efekte në gjendjen psikike, andaj kjo mund të jetë një mënyrë për të përdorur këto substanca, pa krijuar efektet e shkaktuara nga marihuana.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori