LAJMI I FUNDIT:

Ultrazëri parashikon sëmundjet e zemrës

Ultrazëri parashikon sëmundjet e zemrës

Ultrazëri mund të shfrytëzohet për parashikimin e rrezikut nga infarkti i zemrës, njofton HealthDay.

Ultrazëri ofron një mënyrë joinvazive të identifikimit të pllakave dhe rrit saktësinë e terapisë.

Sipas një studimi të ri, një ekzaminim me anë të ultrazërit mund të jetë një mënyrë e thjeshte por shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për infarkt të zemrës ose ndonjë sëmundje tjetër kardiovaskulare.

Autorët e studimit kanë vërejtur se pllakat e ndjeshme në arteriet karotide tregojnë jo vetëm për rrezikun nga goditja në tru, por edhe janë në lidhshmëri me progresin e sëmundjeve kardiovaskulare.


Për këtë arsye diagnostikimi i mëhershëm me anë të ultrazërit mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të këtyre pllakave të rrezikshme.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori