LAJMI I FUNDIT:

DHA i mirë për mendje të shëndoshë

DHA i mirë për mendje të shëndoshë

Konsumimi i DHA (Docosahexaenoic acid) mund ta përmirësojë performancën mendore të fëmijëve parashkollorë.

175 fëmijë të moshës katër vjeçare, për një periudhë kohore prej katër muajsh, kanë marrë 400 mg DHA, ose sasi të njëjtë të placebos.

Te fëmijët, të cilët kanë marrë preparate DHA, është rritur dukshëm niveli i këtij acidi shumë të rëndësishëm yndyror në gjak. Ndërsa përveç kësaj ata kanë treguar rezultate më të mira në testin vokabular (i cili përdoret në mënyrë standarde për të vlerësuar përgatitjen e fëmijëve për në shkollë).

Ky studim është i vetmi i cili pohon rëndësinë e DHA në zhvillimin e trurit dhe aftësive mendore.
Përveç kësaj, studimi ka treguar se ky acid i cili është i pranishëm në peshk dhe vajra të peshkut, konsumohet me sasi të vogël nga fëmijët amerikanë (më pak se 30 mg në ditë).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori