LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet bar i ri për migrenën

Zbulohet bar i ri për migrenën

Më shumë se 5% e njerëzve do të mund ta përdorin barin e ri kundër migrenës i cili do të gjendet nëpër barnatore brenda tri viteve të ardhshme, kanë njoftuar shkencëtarët amerikanë.

Ekspertët kanë arritur t’i kuptojnë më mirë mekanizmat trunor të cilët janë të përfshirë në shfaqjen e migrenës, dhe në bazë të tyre kanë prodhuar barna të reja të cilat i ndërpresin këto mekanizma.

Rezultatet e hulumtimeve klinike të barit të ri do të publikohen brenda këtij muaji nga Shoqata amerikane për mjekimin kokëdhimbjeve.

Migrena është formë e veçantë e kokëdhimbjes e cila zakonisht paraqitet në njërën anë, ndërsa është tri herë më e shpeshtë te femrat sesa te meshkujt.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori