LAJMI I FUNDIT:

Vaksinë kundër pirjes së duhanit?

Vaksinë kundër pirjes së duhanit?

A mund vaksina “të shtyjë” organizmin të zhvillojë antitrupa për molekulat e nikotinës? Shkencëtarët suedezë vlerësojnë se mundet. Personat e vaksinuar do të pinin duhan pa ndjenjën e kënaqësisë. E kush do të pinte duhan pastaj?

Instituti Karolinska në Stockholm ka zhvilluar një vaksinë e cila do të duhej t’i ndalonte njerëzit nga pirja e duhanit. Me ndihmën e materies së quajtur Niccin, sistemi imunitar do të duhej të zhvillonte antitrupa kundër nikotinës dhe me këtë të parandalojë arritjen e saj deri në tru. Me këtë do të pamundësohej krijimi i ndjenjës së kënaqësisë në trurin e nxitur nga konsumimi i nikotinës.

Në të ardhmen, shkencëtarët suedezë, kanë për qëllim të provojnë vaksinën në 400 persona, që do të duhej të zgjaste së paku një vit.

E përditshmja e Stockholmit, Svenska Dagbladet, ka kuptuar se në botë kanë filluar tri projekte për zhvillim e vaksinës kundër duhanit.


Se a do të jetë ndonjëra prej tyre e suksesshme, varet nëse materiet do të janë në gjendje të “shtyjnë” organizmin e njeriut për të zhvilluar antitrupa për molekulat e nikotinës.

Ekspertët mendojnë se në rast të suksesit të hulumtimeve të mëtutjeshme vaksina të ofrohet si masë parandaluese dhe si ndihmë për heqjen dorë nga duhani.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori