LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi nxit rritjen e tumorit

Ushtrimi nxit rritjen e tumorit

Ushtrimet trupore gjithsesi, mirëpo çka nëse tumori e ka përfshirë organizmin? Ushtrimet mund të rrisin qarkullimin e gjakut në tumore dhe të shkaktojnë rritjen më të shpejt të tyre. Për fat të mirë, shpejt depërtojnë edhe ilaçet.

Doktorët nga Qendra mjekësore e universitetit amerikan Duke në Kaliforninë Veriore kanë zbuluar se si tumoret e prostatës tek minjtë rriten kur minjtë ushtrojnë. Ekipi i doktorëve ka supozuar se kjo do të mund të ishte rasti edhe me tumoret tjera.

Profesori Lee Jones, nga Qendra për hulumtimin e kancerit prej universitetit në fjalë, ka thënë: "Hulumtimi ynë në modelin e miut ka dëshmuar se ushtrimet kanë sjellë deri tek rritja e dukshme e tumorit sesa do të sillte mënyra e qetë e jetës".

"Mendoj se në të ardhmen do të mund të përdornim këtë zbulim për përgatitjen e mënyrave më të mira që në mënyrë të efektshme të shërojmë pacientët e sëmurë nga kanceri i prostatës, si dhe ata me lloje tjera të kancerit".


Duke paraqitur zbulimin në takimin vjetor të Shoqatës amerikane për hulumtimin e kancerit, është thënë se ushtrimet dhe qarkullimi më i madh i gjakut mund të përmirësojnë shërimin, por edhe të përshpejtojë zhvillimin e tumorit.

Ata kanë thënë se ushtrimet në fakt mund të përmirësojnë përgatitjen e metodave të ndryshme të shërimit, siç është kimioterapia dhe rrezatimi, të cilat mund të janë të kufizuara për shkak të qarkullimit të dobësuar të gjakut.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori