LAJMI I FUNDIT:

Kromozomi 15 ndikon në kancerin e mushkërive

Kromozomi 15 ndikon në kancerin e mushkërive

Krahas rrezikut nga duhani vdekjeprurës, çdo i 10-ti evropian i ekspozohet rrezikut dy herë më të madh nga kanceri i mushkërive, nëse ndaj kësaj sëmundjeje ndikojnë edhe gjenet e tij specifike.

Rreziku nga kanceri i mushkërive varet nga variacionet individuale gjenetike, sipas hulumtimeve ndërkombëtare të cilat të mërkurën janë publikuar në revistat, Nature dhe Nature Genetics.

Për çdo të dhjetin evropian i cili ka ato predispozita, ekziston rrezik dy herë më i madh nga kanceri i mushkërive për dallim nga ata të cilët nuk kanë tipare të tilla gjenetike.

Tri hulumtimet e variacioneve të cilat lidhen me kancerin e mushkërive bëjnë me gisht kah kromozomi 15, edhe pse autorët e këtyre hulumtimeve nuk pajtohen nëse bëhet fjalë për një lidhje të drejtpërdrejtë apo për varësinë ndaj nikotinës.

"Duhani është përgjegjës për 9 nga 10 sëmundjet e kancerit të mushkërive, por hulumtimet tregojnë se disa duhanpirës janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh nga kanceri i mushkërive për shkak të profilit gjenetik", komenton shkencëtari britanik Lesley Walker.


"Këto rezultate do të mund të hapnin shtigje të reja për zhvillim dhe përmirësim të shërimit" ka thënë Paul Brennan nga Agjencia ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit (IARC).

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori