Kardiologët amerikanë dëshmojnë se problemet psikologjike, stresi dhe shqetësimi janë faktorët kryesorë të cilët kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse e mundni stresin, gjasat tuaja janë 60 për qind më të mira.
Personat të cilët arrin të zvogëlojnë nivelin e stresit apo e mbajnë atë nën kontroll kanë 60 për qind më pak gjasa të përjetojnë sulm në zemër dhe t’u nënshtrohen sëmundjeve për dallim prej atyre që janë nervoz dhe nuk mund të vet-kontrollohen, sipas një studimi të publikuar vikendin e fundit.
Nga 516 të sëmurë prej zemrës të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, 44 prej tyre kanë mbijetuar sulmin në zemër, e 19 kanë vdekur gjatë 3 deri në 4 vite të përcjelljes së tyre, ka thënë Yinong Young-Xu nga Shoqata Lown për sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut në Massachusetts të SHBA-ve.
Ai është autor kryesor i punimeve të cilat janë paraqitur në konferencën e 57-të të Shoqatës amerikane të kardiologëve (ACC) e cila mbahet prej 29 marsit deri më 1 prill në Chicago të shtetit Illinois.
"Në hulumtimet e mëhershme stresi psikologjik, qoftë i shkaktuar nga depresioni apo nervozizmi, është lidhur me përparimin e arterosklerozës, zhvillimin e trombozës (krijimin e dromcave) në arterie dhe rrezikun e shtuar nga aritmia e zemrës", ka theksuar Young-Xu.
Mirëpo, ai shton se, "ka pasur pak hulumtime të cilat janë orvatur të zbulojnë a është e mundur të përmirësohet gjendja kardiovaskulare e personit ashtu që të vërtetohet gjendja e tij/saj psikologjike dhe me anti-depresivë e psikoterapi të zvogëlohen simptomat e depresionit dhe shqetësimit".
Studimi më i ri do të duhej të nxisë kardiologët që në shërimin e zemrës dhe enëve të gjakut të mos injorojnë as problemet psikike të pacientëve të tyre, ka përfunduar Young-Xu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?