Një studim i ri tregon se njerëzit me sy të kaltër kanë një stërgjysh të përbashkët. Një grup studiuesish nga Universiteti i Kopenhagës, kanë përcjell një mutacion gjenetik i cili kishte ndodhur 6 deri10 mijë vjet më përpara, i cili supozohet të jetë shkaktar i ngjyrës së syve te të gjithë personat në botë me sy të kaltër.
Natyrshëm, të gjithë kemi pasur sy kafe. Mirëpo, një mutacion gjenetik që kishte përfshirë gjenin OCA2 të kromozomeve, kishte bërë një ndryshim në ngjyrën e syve. Gjeni OCA2 kodon proteinën P e cila është përgjegjëse për prodhimin e melaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve). Ndryshimi i cili është afër gjenit OCA2 zvogëlon prodhimin e melaninës në iris, kështu sytë kafe bëhen të kaltër.
Veprimi ndërrues në OCA2 është shumë specifik. Nëse gjeni do të shkatërrohej tërësisht, njerëzit do të ishin pa melaninë në lëkurë, flokë dhe sy- gjendje e njohur si albinizëm.
Ndryshimi i ngjyrës së syve nga kafe në të gjelbër mund të shpjegohet me sasinë e melaninës në iris, ndërsa personat me sy të kaltër kanë një shkallë shumë të vogël ndryshimi në sasinë e melaninës në sy.
Nga kjo mund të përfundojmë se të gjithë sykaltrit janë të lidhur me një stërgjysh. Të gjithë ata kanë trashëguar të njëjtin ndryshim në po të njëjtin vend të ADN-së së tyre.
Grupi studiues ka ekzaminuar ADN mitokondriale dhe e ka krahasuar ngjyrën e syve te sykaltrit në vende që dallojnë, si Jordani, Danimarkë dhe Turqi. Rezultatet që kanë pasuar, pas një dekade hulumtimesh gjenetike, për herë të parë kanë implikuar gjenin OCA2 si përgjegjës për ngjyrën e syve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?