LAJMI I FUNDIT:

Bajamet, ushqimi më i mirë për lëkurën e shëndetshme dhe të bukur

Bajamet, ushqimi më i mirë për lëkurën e shëndetshme dhe të bukur

Bademi zë një nga vendet më të shquara në industrinë kozmetike, sepse është i pasur me materie ushqyese, një nga burimet më të pasura me vitaminë E, kompleksin me vitamina B dhe përmban përqindje të lartë të acideve të pangopura yndyrore.

Bajamet janë përbërës ideal i shumë kremave, losioneve për trup dhe dush dhe produkteve tjera kozmetike.

Janë fryti arror më alkalin, çka do të thotë që në trup nuk krijon reaksion acidik. Rreth 52 për qind e peshës së tyre bie në yndyra, nga të cilat 67 për qind janë të pangopura. Kombinimi shumë i mirë dhe i shëndetshëm i yndyrave esenciale, proteinave dhe fibrave mundëson efekt pozitiv të bademeve në nivelin e kolesterolit në gjak – shumë mjekë dhe ekspertë mjekësor u rekomandojnë njerëzve të hanë badem për të ulur nivelin e kolesterolit.

Përveç kësaj, bajamet janë një nga burimet më të pasura të vitaminës E në natyrë. Kjo vitaminë është antioksidante, respektivisht vepron kundër radikaleve të lira.


Në bajame gjejmë edhe shumë vitaminash komplekse B, veçanërisht niacinëm, dhe mineralet, nga të cilat ndajmë kalciumin, me të cilin pikërisht bademi është më i pasur ndër frutat arrore.

Bajamet mund t’i përdorim, edhe të përzier në mikser në formë të gjalpit ose nga ata mund të bëjmë edhe qumësht shumë të shijshëm. Nëse i fusim shkurt në ujin që vlon, lëkura e tyre do të qërohet lehtë dhe si të tilla, të qëruara, do të kenë shije të lehtë kur bluhen, çka në veçanti është e përshtatshme për përgatitjen e “gjalpit”.

Përveç se në kuzhinë, bajamet janë të shkëlqyeshme për përgatitjen e maskës, pilingut dhe kremit. Mjafton t’i presim imët dhe t’i përziejmë, për shembull, me djathin e lopës dhe t’i lëmë në lëkurë për ta ushqyer. /Telegrafi/