LAJMI I FUNDIT:

Biondet vazhdojnë të jenë të preferuara?

Biondet vazhdojnë të jenë të preferuara?

Ata janë fatale: të bukura dhe ‘të marra’, ndërsa meshkujt i duan më së shumti!

Ekspertët francezë janë munduar të përgjigjen në pyetjen, nëse meshkujt edhe në shekullin 21 i adhurojnë biondet. Ndërsa përgjigja është e ngjashme me atë gjatë historisë: edhe në ditët e sotme biondet vazhdojnë të jenë objekti më joshës për meshkujt.

Ekspertët përveçse kanë analizuar joshjen e meshkujve nga biondet, ata njëkohësisht kanë vlerësuar nëse biondeve u shkon ende epiteti ‘femra të lehta’, pasi që në të kaluarën femrat me flokë më të ndritshme janë konsideruar si femra më të lehta për t’u kapur.


Gjithmonë flokët bionde te meshkujt e kanë zgjuar pasionin e vërtetë, në mënyrën më të pafajshme dhe më perverse. Gjatë historisë biondet janë konsideruar si femrat më të bukura, më seksipile dhe më të marra, pohojnë autorët e studimit,  transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ende nuk është kuptuar dhe konsiderohet se kurrë nuk do të zbërthehet qartë dilema, nëse biondet janë pikërisht ato që nxisin epshin te meshkujt, apo vetë meshkujt kanë krijuar një imazh të tillë duke i ngritur në piedestal biondet.

Femrat e famshme bionde konsiderohen nga shumë meshkuj si të dëshiruara. 36% e të anketuarve kanë pohuar se Pamela Anderson, Britney Spears de Reese Witherspoon, janë femrat më seksi në botë.

Pavarësisht joshjes dhe dëshirës së madhe që kanë për biondet, më shumë se gjysma e të anketuarve (52%) kanë pohuar se preferojnë të martohen me zeshkane sepse përkundër biondeve, “zeshkanet kanë më shumë ndjenja dhe janë më romantike”. Vetëm 18% e të anketuarve kanë pranuar të martohen me bionde.

Nga këto rezultate kuptohet se biondet i nxisin meshkujt në një moment dhe ata ngjallin fantazinë e tyre, ndërsa në kohë afatgjate meshkujt i preferojnë zeshkanet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kalo në kategori