Oksitocina, një hormon që vepron kryesisht si një neuromodulator, mund t’ju dehë në intimitet. Por studimi i ri tregon se ajo gjithashtu mund t’ju kthjellë nga dehja e birrës.
E quajtur shpesh "hormoni i dashurisë" për rolin e saj në nxitjen e sjelljeve të caktuara seksuale dhe riprodhuese, si dhe për çiftëzim afatgjatë, oksitocina gjithashtu e ka një efekt më pak romantik. Sipas zbulimit të kohëve të fundit të hulumtuesve nga Universiteti australian i Sydneyt dhe Universiteti i Regensburgut në Gjermani, hormoni i bllokon efektet dehëse të alkoolit.
"Në ekuivalentin testues të kthjelltësisë në minj, minjve të cilëve iu dha alkool dhe oksitocinë kaluan shumë mirë, ndërsa atyre që iu dha alkool pa oksitocinë ishin të dëmtuar seriozisht," tha autori kryesor i studimit, dr. Michael Bowen, studiues në Shkollën e Psikologjisë në Sydney, në një njoftim për shtyp.
Alkooli mbetet në sistemin e miut, por prania e oksitocinës i parandalon efektet intoksikuese nga qasja e receptorëve nën-njësi-delta GABA-A në trurin e miut -duke i anuluar kështu pasojat fiziologjike të alkoolit, si humbja e kontrollit motorik.
Hulumtuesit ende nuk i kanë testuar efektet e kthjellimit hormonal tek njerëzit, por planifikojnë ta bëjnë këtë së shpejti. Megjithatë, eksperimentet e ndara kanë treguar se dozat e rregullta të oksitocinës duket se e reduktojnë konsumin e alkoolit në minjtë laboratorikë dhe njerëzit, transmeton Koha.net. Shkencëtarët shpresojnë se ilaçet me përmbajtje të oksitocinës mund të përdoren me sukses për ta trajtuar varësinë nga alkooli.
"Ne besojmë se efektet e oksitocinës në konsumin dhe dëshirën për alkool veprojnë përmes një mekanizmi të ngjashëm në tru me atë të identifikuar në hulumtimin tonë," tha Bowen.
Studimi i ri është publikuar në internet këtë javë në revistën PNAS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Për çfarë është mirë sauna?
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Çdo i shtati person nuk është i lidhur me “dashurinë e jetës së tij”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp