Ja cilat janë momentet e ditës, në të cilat marrëdhënia dhe partneri duhet parë me kujdes.
Ndjenja e xhelozisë nuk është një ndjenjë e mirë, por me siguri ka disa situata në të cilat është mirë të bëhesh xheloze për marrëdhënien. Xhelozia është një emocion natyror, të cilin nuk mund ta kontrollojmë në çdo kohë.
Shpeshherë të gjithë bëhen xhelozë pa pasur një arsye të vërtetë, por nëse partneri sillet në mënyrë të atillë që të shtyn drejtë xhelozisë, mos u ndjej aspak keq nëse bëhesh xheloze. Ama sigurohu që ke të drejtë dhe jepi mundësi edhe partnerit ta kuptojë këtë arsye. Këtu janë 6 rastet kur është normale të ndihesh xheloze.
Kur mëson gjëra të rëndësishme për partnerin nga të tjerët
Nëse je në një marrëdhënie, ti duhet të dish çdo gjë që mendojnë të tjerët për partnerin. Është vërtet shumë e dhimbshme kur mëson gjëra të rëndësishme për partnerin nga miqtë e tij, kolegët apo fqinjët.
Është normale të bëhesh xheloze. Mbi të gjitha, përse duhet t’i dijë kolegu këto ngjarje dhe jo ti? Pyete partnerin pse nuk të ka treguar asgjë rreth kësaj situate, por mos bëj gjykatësen, as moralisten. Mbase ai thjesht e ka harruar atë ngjarje ose ndoshta ka një arsye të fortë që e ka mbajtur fshehur.
Kur ai flirton me një tjetër
Nëse jeni bashkë në një aheng apo një aktivitet tjetër shoqëror dhe sinjalizohesh se partneri po flirton me një femër tjetër, atëherë është normale të ndihesh xheloze. Mos i fshih ndjenjat. Tregoji partnerit se ty nuk të pëlqen sjellja që po bën ai, por bëje këtë mjaft qetësisht. Është poshtëruese dhe tregon një mungesë të theksuar të respektit ndaj femrës që ka në krah.
Mund të bëhesh xheloze dhe të reagosh në çdo mënyrë, pasi një gjë e tillë është me të vërtetë e rëndë për një femër. Gjëja e fundit që do të bësh është të qash, të ulërish e ta shtysh ditën deri në mbrëmje.
Kur puna është më e rëndësishme se ty
Puna është shumë e rëndësishme për të gjithë, edhe për jetën në çift. Është shumë e vërtetë se paratë janë të rëndësishme, por nëse partneri para punës nuk vendos marrëdhënien tuaj, atëherë ky është vërtet problem. Ana njerëzore është shumë më e rëndësishme se ajo materiale, kështu që paratë nuk vlejnë aq shumë gjithmonë.
Nëse i dashuri i kushton më shumë rëndësi punës, ke të gjitha të drejtat për të qenë xheloze. Duhet diskutuar me seriozitet.
Kur ai shpenzon shumë duke blerë vetëm për veten
Pavarësisht të ardhurave, ai ka fiksim të blejë gjëra të shtrenjta për veten, pa diskutuar më parë me ty apo pa marrë parasysh shpenzimet e tjera që mund të ketë jeta në çift. Aq më tepër kur fiton shuma të mëdha, është mirë ekonomikisht dhe blen vetëm për veten, pa u kujtuar për ty. Atëherë është shumë normale të bëhesh xheloze.
Ai vdes të rrijë me orë të tëra me miqtë
Në shumë prej mbrëmjeve të gjata, ai nuk kujtohet të kthehet në shtëpi, sepse është duke parë një ndeshje futbolli me miqtë apo është duke pirë një birrë me ta. Mundohu që t’i shpjegosh se kjo është e tepërt dhe ndihesh xheloze për kohën që ai nuk po kalon me ty.
Ai nuk kujdeset për ty
Mbi gjithçka tjetër që mund të të bëjë të ndihesh xheloze është kujdesi dhe interesi që partneri ka ndaj teje. Është e rëndësishme që siç jep dhe fal dashuri e përkujdesje, në të njëjtën mënyrë ta marrësh atë.
Çfarëdo arsye të ketë, është e pafalshme mungesa e interesit nga ana e tij, kundrejt teje. Bëja të qartë se cilat janë aspiratat e tua dhe cila është mënyra se si duhet të të trajtojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
Kylie Jenner siç duket grisi fustanin 'vintage' të Versaces që e pati në Golden Globes
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025