Nëpërmjet ngjyrave të cilat ju janë ofruar në fotografinë e mëposhtme, zgjidhni ngjyrën e adhuruar, zgjedhjen mund ta bëjë edhe partneri juaj. Pastaj lexoni përshkrimin dhe verifikoni sa jeni kompatibil.
Ngjyrë kafe
Njerëzit të cilët adhurojnë ngjyrë kafenë për partnerët e tyre janë “begati” e vërtetë. Ndjenjat e tyre janë intensive, ata janë të ngrohtë dhe shumë emocionalë dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Pëlqejnë romantizma të tipit të ngrohen pranë zjarrit, të ecin nëpër shi. Janë të turpshëm dhe nuk pëlqejnë të ekspozojnë flirtet e tyre mes miqsh apo të afërmve të tyre, transmeton Telegrafi.
E kuqja
Njerëzit të cilët e duan ngjyrën e kuqe, sipas rregullit, janë shumë të zjarrtë në shtrat. Nxehen shpejt, por edhe njëkohësisht falin shpejt. Ata lehtësisht e stimulojnë veten për të ardhur në qejf dhe e shijojnë seksin në forma të paimagjinueshme. Seksi për ta është aventurë dhe ata e shijojnë seksin me gjëra të reja. Duan të eksperimentojnë dhe mund të përshkruhen si dashnorë të çmendur.
E verdha
Nëse ju apo partneri juaj jeni adhurues i ngjyrës së verdhë, kjo do të thotë që libidoja juaj është shumë e ndërlikuar, andaj lehtë u përshtatet situatave dhe ndjenjave momentale. Në shumicën e rasteve, përgjigjen me pasivitet. Kurrë nuk kënaqen totalisht në seks, por dhe kurrë nuk duan të ikin nga nxitja e dikujt që e adhurojnë edhe pse në prani të të cilit ndiejnë kënaqësi.
E zeza
Duke pasur parasysh që ngjyra e zezë nuk lidhet me libidonë, provoni të gjeni ngjyrën tjetër të adhuruar në mënyrë që të zbërtheni se çfarë jenë në seks. Ata seksin e shohin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Ata janë sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë. Seksologët kanë arritur në përfundimin se ata që përdhunojnë apo kryejnë dhunë seksuale pëlqejnë të zezën.
E kaltra
Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të shkëlqyeshëm seksualë. U përkushtojnë kujdes dëshirave dhe nevojave të palës tjetër, ndërkaq dashurinë e konsiderojnë si art dhe janë si natyrë zemërmëdhenj. Të dyja gjinitë e shijojnë seksin dhe bëjnë dashuri me mënyrën më të këndshme. Në martesë një person që pëlqen blunë është i besueshëm dhe besnik.
E bardha
E bardha simbolizon pastërtinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë dhe paqen. Mirëpo, adhuruesit e ngjyrës së bardhë bëjnë dashuri në errësirë, nuk kanë vetëbesim të plotë dhe në përgjithësi janë dukshëm të ngurtë dhe tradicionalë. Këta njerëz, nga natyra janë puritanë. Të bërit seks për ata që pëlqejnë të bardhën është si një ëndërr e keqe.
E përhirta
Adhuruesit e kësaj ngjyre mund të përshkruhen si të pavendosur. Në seks nuk kënaqen edhe aq shumë dhe e përjetojnë si plotësim “detyre”. Ata janë të interesuar vetëm për kënaqësinë e tyre. Njerëzit që pëlqejnë të përhirtën bëjnë seks vetëm për t’u martuar apo për të mbetur shtatzënë. Seksi për ta mund të përshkruhet kështu: “Bam, bam dhe faleminderit e dashur”.
E trëndafilta
Adhuruesit e kësaj ngjyre shpesh refuzojnë të piqen në shumë segmente, po ashtu edhe në seks. Femrat kanë tendencë për të ngacmuar, të premtojnë më shumë sesa japin. Në disa raste u imponohen me feminizmin e tyre edhe meshkujve. Ndërsa meshkujt që pëlqejnë rozën, janë tipa që lënë tre takime dashurie brenda një dite dhe nuk mbajnë një të dashur.
E gjelbra
Adhuruesit e kësaj ngjyre veprojnë në mënyrë të freskët dhe të virgjër në qasjen e tyre ndaj seksit. Ata që pëlqejnë të gjelbrën janë persona të sjellshëm, të ndjeshëm dhe simpatikë në dashuri, por jo shumë të zjarrtë. Të parehatshëm, por gjithsesi tërheqës, janë besnikë dhe nuk mendojnë që mund të bëjnë dashuri me dikë tjetër, përveçse me atë që duan.
Ngjyrë vjollce: Adhuruesit e kësaj ngjyre shpesh vetveten e konsiderojnë tepër të sofistikuar për rrokullisje nëpër shtrat. Femrat urrejnë që flokët e tyre të shprishen, ndërsa për meshkujt e kësaj ngjyre seksi lidhet me qasje afariste. Të dy gjinitë, adhurues të ngjyrës vjollce, më tepër brengosen për kënaqësinë e vet se sa për kënaqësitë e partnerit.
E portokallta
Adhuruesit e kësaj ngjyre janë me plot imagjinatë dhe avancojnë për nga numri i imagjinatave seksuale të cilat i kanë. Natyra e tyre është që të shtiren, të lëshojnë pasthirrma edhe kot. Ata kurrë nuk e pranojnë se nuk kanë bërë një marrëdhënie seksuale të mirë, por me budallallëk do të besojnë edhe vetë se janë të kënaqur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A