Ekziston një numër i madh i pozave seksi, gjë që më së miri e ilustron vepra e lashtë indiane Kama Sutra. Mirëpo, shumica nga ato poza janë vështirë të realizueshme, andaj ne evropianët të cilët nuk kemi praktikuar edhe aq shumë jogën, i duam ato më të thjeshtat.
Terapeutët seksualë këshillojnë që mënyra më e mirë që të freskoni jetën tuaj seksuale është praktikimi i pozave seksi të reja.
Po ju tregojmë tri poza më të popullarizuara në Evropë.
Poza elefant
Kjo është një ndër pozat seksi më të adhuruarat në Itali dhe Francë, e cila quhet edhe si “qeni dembel”. Në këtë pozë femra shtrihet në stomak me jastëk të vendosur nën pjesën e poshtme të stomakut, në mënyrë që kërdhokullat të jenë lart.
Partneri gjendet pas shpinës së saj dhe me duar mbështetet në krevat në mënyrë që torzoja e tij të qëndrojë lart, derisa me këmbë mbështetet për partneren.
Ky modifikim i pozës klasike – nga prapa, jep një dozë të caktuar të romantikës, sepse trupat janë diçka më afër, prandaj parterët munden edhe të puthen, ndërkaq jastëku nën bark ndihmon stimulim më të mirë të Pikës G.
Poza lotus
Kjo pozë seksi është e adhuruar midis dashnorëve në Spanjë. Në të femra ulet në prehër të mashkullit ashtu që këmbët e saj i mbështjell përreth belit të tij, ndërkaq trupat e tyre bëjnë formën e lules.
Në Spanjë, kjo pozë është simbol llojit të vet të lirisë seksuale, sepse në atë vend në vitin 1970 kanë qenë të ndaluar filmat me pamje eksplicite seksuale.
Spanjollët në mënyrë masive kanë shkuar në Francë për të shikuar filmin “Tangoja e fundit në Paris”, dhe pikërisht ai film e tregon këtë pozë. Në të dashnorët krejtësisht me trupa të puthitur e shikojnë njëri-tjetrin në sy – thotë profesoresha e seksologjisë, Belen Molinuvo e Universitetit të Madridit.
Poza misionare
Kjo pozë është shumë e popullarizuar në Holandë, ndërkaq paraqet variantin e pozës tradicionale misionare. Në këtë pozë partnerja shtrihet në shpinë me duar dhe këmbë tërësisht të hapura.
Sipas seksologëve, kjo pozë simbolizon çiltërinë dhe lëndueshmërinë e femrës, gjë që në seks sjell një dozë të erotikës seksuale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Një zyrë në oborr: Vendi i ri më i dëshirueshëm për të punuar nga shtëpia!
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë