LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinat e të famshmëve që do t’ju bëjnë xheloz

Kuzhinat e të famshmëve që do t’ju bëjnë xheloz

Në një set fotografish gjeni kuzhinat e të famshmëve të publikuar në msn lifestyle, nga ajo e Kim Kardashian e Keny West, Lady Gaga, e shumë të famshëm të tjerë, por mos harroni të shihni edhe çmimin e tyre.

Rezidenca Hidden Hills 20 milionë dollarëshe e Kim dhe Kanye ka tetë dhoma, 10 banjo, dy pishina, dy banjo termale, dhe vreshta. Kuzhina e madhe është në detaje e stilit Francez dhe tavan të ndriçuar.

Apartamenti 22 milionë dollarësh i Jennifer Lopezit gjendet në Manhattan, në lagjen NoMad, me një plan të një kuzhine e hapur, me shkëlqim dhe detaje moderne.

Rezidenga e madhe e Celine Dion, e cila është në treg për 62.5 milionë dollarë, ka shtëpinë kryesore, shtëpinë për mysafir, shtëpinë e tënisit, shtëpinë e pishinës, dhe një park ujor. Kuzhina nuk është aq e keqe edhe pse e gjitha është e bardhë dhe me pamje perfekte për të përgatitur një darkë të madhe.


Rezidenca 23 milionë dollarëshe në Malibu, e Lady Gaga, ka kushinën me insprim evropian me trarë të ekspozuar dhe detaje prej kuzhinave rurale.

Rezidenca 85 milionë dollarëshe në Beverly Hills e Beyoncë dhe Jay-Z ka shkëlqim, dhe kuzhina është e gjitha e bardhë. Pamje nga lart e Los Angeles është arsyeja e mjaftueshme për të blerë shtëpinë. /KS/Telegrafi/