LAJMI I FUNDIT:

Keni mall për seks të zjarrtë, kërkoni shofer kamioni apo jurist

Keni mall për seks të zjarrtë, kërkoni shofer kamioni apo jurist

Nëse mund të gjykohet sipas anketës të cilën e ka realizuar faqja australiane e internetit për njohje redhotpie.com. femrave seksi me shofer kamioni apo autobusi do t’u jetë shumë më i mirë dhe më i zjarrtë sesa seksi me kompjuteristin, operatorin televiziv apo kontabilistin.

Në anketë kanë marrë pjesë 17.000 persona, transmeton Telegrafi.

Ç’është e vërteta, profesioni me të cilin merret mashkulli ka ndikim të madh në apetitet dhe shprehitë e tij seksuale, si edhe në kënaqësinë e tij me jetën seksuale.

Sipas anketës së bërë, madje 54,5 për qind e juristëve janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale, ndërkaq pas tyre pasojnë punëtorët e transportit, përkatësisht shoferët e kamionëve dhe autobusëve, por edhe shitësit e pasurive të paluajtshme. Përveç kësaj, meshkujt të cilët merren me këto profesione, kanë më së shumti partnere seksuale, sesa meshkujt e profesioneve të tjera.


Për shembull, shoferët e kamionëve më së shumti i duan pëshpëritjet e “fjalëve të pista” gjatë marrëdhënies seksuale, ndërsa avokatët kanë prirje për të bërë eksperimente. /Telegrafi/