Vitet e fundit kanë dalë shumë anketa dhe studime lidhur me rrjetet sociale në internet dhe fenomenet që shkaktojnë ato, si stresi, depresion ose një mungesë të çasteve të lumtura. Por nuk është aq shokuese sa ç’thuhet.
Nëse përditësimet në rrjetet sociale ju shqetësojnë në lidhje me jetën e përditshme, është koha të gjykoni drejt. Këto shtatë këshilla mund të zbatohen në një farë mënyre për Facebook, Twitter, Instagram, Tumblr, Google +, ose Pinterest, transmeton Telegrafi.
1. Nuk ka pse të tërhiqeni
Merrni kontrollin, duke shkuar direkt në tema interesante për ju. Këtë mund ta bëni kur deklaroni interesat tuaja gjatë regjistrimit, por edhe tek profili juaj.
2. “Unfollow” dhe “bookmark”
Nëse jeni i tërhequr pas një çështje, ose ju kujton një ngjarje traumatike, ju mund ta shmangni këtë temë duke e hequr nga “timeline” apo faqja e parë e përditshme. Pra mund të klikoni “Unfollow”, ndërsa për tema interesante që doni të mos i humbisni “bookmark”. Këtë mund ta bëni periodikisht tek kalendari për shembull një herë në javë, në mënyrë që të mos humbisni edhe ngjarjet e mëdha.
3. Bllokoni ish-in tuaj dhe hidheni çelësin tutje
Ndërsa mediat sociale janë të afta për të bërë lidhje dhe biseda që mund të jenë të padëmshme dhe argëtuese, disa ndarje duhet të qëndrojnë po ashtu. Bota e internetit është mjaft e madhe, aq e madhe sa për të mos e parë më kurrë atë. Qoftë Facebook, Twitter apo Instagram bllokojeni “ban”.
4. Mbani një listë të ‘hashtags’ që ju bëjnë të lumtur
Ju e dini se çfarë ju bën të lumtur dhe dini ku ta gjeni atë. Për shembull, nëse doni informacion rreth luleve, përdorni hashtags “#lule” si një kërkim i ruajtur në Twitter. Fakti është se numri një i hashtag më popullor është fjala “#dashuri”.
5. Qetësohu! Shih perspektivën!
Media sociale është një vend ku të gjithë paraqesin vetëm atë që duan që ju të shihni. Mos kini zili për asnjë në Facebook. Kujtoni veten shpesh dhe gjithmonë, se askush nuk ka një jetë të përsosur…
6. Mjafton ta fshish
Aktiviteti juaj i fundit (p.sh. një koment mbi statusin e dikujt tjetër) ka qenë aty për 10 minuta të tëra dhe nuk ka ndodhur asgjë. Ju ndiheni si një i dështuar. Askush nuk interesohet për atë që shkruan ti. Kjo nuk ka të bëjë fare me ty si person, kështu që mblidhni mendjen. Ndoshta gjithkush ishte i zënë, ose ndoshta ajo nuk u shfaq në “timeline” e tyre. Apo ndoshta ata nuk mendojnë se kjo është një argëtuese. Në qoftë se kjo me të vërtetë ju mërzit, atëherë fshijeni. Askush nuk do ta vërë re.
7. Vazhdoni përpara!
Postoni vetëm mesazhe pozitive! Nëse ju përhapni tema rreth dashurisë, jo vetëm që njerëzit ka shumë të ngjarë të angazhohen me ju, por do të merrni diçka në kthim, sepse kjo do të rritë disponimin tuaj. Kjo është një prej “tweets” më të njohura – ajo kurrë nuk dështon dhe gjithmonë na bën të buzëqeshim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp