Që ta mbani shtëpinë tuaj të pastër, ju shpesh përdorni detergjente të shtrenjta që njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të rrezikshme. Për zëvendësim rekomandohen disa mënyra të thjeshta dhe të efektshme të pastrimit me anë të uthullës dhe sodës së bikarbonit.
Njollat në rubinet
Keni njohuri mbi njollat e dukshme që vështirë largohen nga rubineti. Uthulla është preparati i përsosur për largimin e papastërtive të tilla. Jo vetëm që rubineti do të jetë i pastër, por njëherit do të fitojë edhe një dukje të shndritshme.
Krejt çfarë duhet të bëni është ta zhytni peshqirin në uthull të bardhë alkoolike dhe ta vendosni rreth rubinetit. Lëreni të qëndrojë 25 minuta para se ta fshini me një leckë të thatë.
Lojërat e fëmijëve
Mbusheni ¼ e gotës me ujë dhe përzieni me katër lugë çaji bikarbon. Pastroni lojërat e fëmijëve me këtë përzierje, përmes së cilës do të eliminoni bakteret e shumta të grumbulluara dhe papastërtitë.
Hapësirat ndërmjet pllakave
Përzieni ujin me sodën e bikarbonat ashtu që të fitoni përzierje më të dendur. Me anë të brushës së dhëmbëve vendoseni këtë përzierje në fuga dhe lëreni të veprojë tre minuta dhe pastaj lajeni.
Freskojeni frigoriferin
Në frigorifer shpesh paraqiten aroma të pakëndshme për shkak të ushqimit. Nëse dëshironi t’i largoni ato, në një sfungjer të lagësht qitni ca sodë bikarboni dhe përshkojeni përgjatë sipërfaqes së brendshme të frigoriferit. Pas disa minutash, më një sfungjer të pastër të lagësht pastrojeni sipërfaqen.
Soda e kuzhinës përveç se vepron si dezinfektues, po ashtu ka efekt edhe te neutralizimi i aromave.
Tubacioni
Në tubacion qitni gjysmë filxhani sodë bikarboni dhe qitni gjysmë filxhani uthull alkoolike, dhe pastaj mbylleni. Leni që soda dhe uthulla të veprojnë nga 15 deri në 20 minuta dhe pastaj lëshoni ujin e nxehtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë