LAJMI I FUNDIT:

Çka konsiderohet tradhti në një lidhje?

Çka konsiderohet tradhti në një lidhje?

Ç’është tradhtia e vërtetë, si do të vepronit nëse partneri ju tradhton dhe a definojnë njësoj tradhtinë meshkujt dhe femrat – janë disa nga çështjet me të cilat është marrë një hulumtim amerikan.

Disa faqe të portaleve amerikane për njohje “online” kanë bërë një hulumtim me afro 3 mijë persona të pamartuar të moshës midis 18 dhe 60 vjeç.

Studimi ka zbuluar që 100% e të pyeturve të gjinisë femërore puthjen e partnerit me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërsa për të njëjtën gjë mendojnë 86 për qind e meshkujve, transmeton Telegrafi.

Po kështu, 77% e femrave lidhjen emocionale me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërkaq te meshkujt kjo është 55%. Gjithashtu, rreth 80% e femrave dhe 56% e meshkujve këmbimin e porosive SMS apo flirtin “online” i konsiderojnë tradhti.


Me gjithë dallimet në definimin e tradhtisë, dy të tretat e të të pyeturve janë hamendur se a do të martoheshin me personin te i cili nuk do të kishin besim.

Vetëm 4% qind e tyre thonë që definitivisht do të fillonin jetën bashkëshortore me personin i cili i ka tradhtuar.

Shkencëtarët kanë shtuar që kanë shumë rëndësi komunikimi dhe sinqeriteti ndërmjet partnerëve, në mënyrë që të mos u ndodhë që ta tradhtojnë njëri-tjetrin. /Telegrafi/