LAJMI I FUNDIT:

Si veproni kur përfundoni me mikun në shtrat?

Si veproni kur përfundoni me mikun në shtrat?

Me vite të tëra keni qenë miqtë më të mirë dhe i keni prishur të gjitha paragjykimet që miqësia ndërmjet mashkullit dhe femrës nuk mund të ekzistojë. Mirëpo, papritur jeni gjendur në një shtrat së bashku, ndërsa çdo gjë ka qenë e mrekullueshme derisa jeni zgjuar në mëngjes dhe nuk keni ditur si t’ia bëni në vazhdim.

Në qoftë se ju ka ndodhur rastësisht vetëm një herë, atëherë me siguri çdo gjë do të jetë në rregull, mirëpo nëse dëshironi ta vazhdoni lidhjen seksuale apo ndoshta të filloni lidhjen serioze, do të duhej më parë të bisedonit, transmeton Telegrafi.

Mund të merreni vesh që të jeni vetëm miq intimë, madje deri në momentin kur për njërin nga ju ajo marrëdhënie bëhet e pakëndshme. Po qe se nuk do t’i përmbaheni kësaj rregulle, te njëri nga ju do të shfaqen emocione të fuqishme të cilat mund të prishin çdo gjë.


Nëse dëshironi të keni lidhje serioze me mikun tuaj më të mirë, më së miri do të jetë që t’ia thoni atë, madje menjëherë në fillim, në mënyrë që të mësoni se çfarë mendon edhe ai lidhur me këtë.

Po qe se do të vendosni vetëm për seks të herë pas hershëm, duhet patjetër ta dini se kur njëri nga ju do të gjejë partner të ri, ato rregulla patjetër duhet të ndryshohen.

Patjetër këtu duhet të vini kufirin dhe t’i ndërprisni shoqërimet intime, sepse në të kundërtën mund të shkaktoni xhelozi midis jush dhe miqësia juaj e madhe përfundimisht të shkatërrohet. /Telegrafi/