LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi, përmirëson koncentrimin

Pastrimi, përmirëson koncentrimin

Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve.

Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni.

Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon.


Rrëmuja gjithashtu kufizon aftësitë tuaja të përpunimit të informacioneve. Të jetosh në një hapësirë të rrëmujshme  mund të jetë mendërisht e lodhshme sepse është e pamundur të injoroni idenë që duhet të përfundoni disa detyra, transmeton Telegrafi.

Një mënyrë shumë e shpejtë se si të lirojmë stresin është thjeshtë të fillojmë të heqim pisllëkun – të pastrojmë. Pastroje një dhomë, shtëpi, tavolinën apo çkado qoftë, e kur të përfundosh do të ndjeni lirim të menjëhershëm të stresit.

Orari kur duhet ta pastroni shtëpinë
Lexo po ashtu Orari kur duhet ta pastroni shtëpinë

Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll.

Artikulli i publikuar në revistën British Journal of Sports Medicine thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, rrit koncentrimin për madje 20 për qind.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori