LAJMI I FUNDIT:

Si ta parandaloni kundërmimin e erërave të pakëndshme në shtëpi?

Si ta parandaloni kundërmimin e erërave të pakëndshme në shtëpi?
Something smells

Duart, pas prerjes së qepës ose të hudhrës, fërkohen me telfën e kafesë. Erën e peshkut mund ta eliminoni, nëse duart i fërkoni mirë me kripë, vënë natën në dhomë 2-3 peshqirë të lagësht...

* Thika me të cilën grihet qepa do të largojë erën e pakëndshme nëse menjëherë pas përdorimit e nxehni mbi flakë të zjarrit.

* Duart, pas prerjes së qepës ose të hudhrës, fërkohen me telfën e kafesë.


* Për ta eliminuar erën nga kuzhina, pas përgatitjes së disa llojeve të perimeve (lakrës, lulelakrës, brokulit), bashkë me perimet duhet zier një copë të fortë të bukës të mbështjellë në thes bezi., transmeton Telegrafi.

* Erën e peshkut mund ta eliminoni, nëse duart pas pastrimit të peshkut i fërkoni mirë me kripë, e pastaj i shpëlani me ujë të ftohtë. Enën, në të cilën e keni përgatitur peshkun e detit, e fërkoni mirë me telfe të kafesë e pastaj e shpëlani me ujë të ftohtë.

* Në dhomën ku kanë pirë duhan shumë njerëz, erën, që do të kundërmojë gjatë, do ta eliminoni nëse gjatë natës në dhomë i varni 2-3 peshqirë të lagësht. Në mëngjes nuk do të ndihet kurrfarë ere. Është me ndikim edhe nëse në hapësirat ku pinë duhan shumë duhanxhinj, të ndizet qiriri, i cili do ta zvogëlojë tymosjen e hapësirës.

* Nëse era e pakëndshme ndihet në dollap, ky duhet fshirë mirë së brendshmi me ujë hipermangani. Kjo përbërje mund të shfrytëzohet edhe për heqjen e erës së pakëndshme të qepës nga duart. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori