Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të mësuar se si fëmijët e shfrytëzojnë informacionin vizual për t’iu përshtatur mjedisit rrethues. Megjithëse ka pasur teknologji dhe pajisje mjekësore prej vitesh, asnjëherë më parë këto pajisje nuk kanë qenë kaq të vogla sa të analizojnë se si fëmijët e vegjël e shohin mjedisin rreth tyre. Studimet e fundit tregojnë se përdorimi i kësaj teknologjie jep rezultate të rëndësishme në fushën e analizimit të zhvillimit perceptues, njohës dhe social të fëmijës.
Imagjinoni sikur po e shihni botën përmes syve të një fëmije. Si orientohet ai në mjedisin ku ndodhet? Studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut, nën drejtimin e Dr. Karen Adolph, kanë zbuluar një metodë të re për të analizuar këtë proces.
“Ky projekt studion shqisat pamore, zhvillimin e tyre normal. Janë bërë shumë kërkime lidhur me shikimin në rrethana artificiale. Megjithatë, pas mbi 100 vjet studimesh, ende nuk dinim se ku i drejton njeriu sytë në jetën e përditshme dhe përse?”
Fin është 8 muajshe. Ajo është përfshirë në eksperiment dhe do të mbajë në kokë një pajisje që ndjek lëvizjet e syrit. Pajisja ka 2 kamera, njëra që ndjek pamjen që ka para syve fëmija, ndërsa tjetra që ndjek lëvizjen e bebes së syrit. Një kompjuter analizon të dyja pamjet që xhirojnë kamerat për të përcaktuar se çfarë po sheh Fin. Pajisja peshon rreth 45 gramë.
Jason Babcock është themelues i kompanisë Positive Science me seli në Nju Jork, e cila ka zhvilluar pajisjen gjatë dekadës së fundit. Ai ka punuar për ta shndërruar pajisjen në një trajtë sa më të vogël dhe të lehtë që të përdoret nga foshnjat.
“Tani që kamerat dhe ndjesorët janë kaq të vegjël, mund të kapim imazhe që kanë të njëjtën madhësi sa gishti i vogël i dorës. Tani mund të ndërthurim teknologji që deri dje na dukeshin të pamundura”.
Metoda e ekipit është të analizojë së pari shikimin e fëmijës, kur është i lirë të lëvizë e të luajë. Ajo që zbuluan përmes kësaj teknike, e la ekipin të shtangur. John Franchak është studiuesi kryesor i projektit.
“Kur e filluam projektin menduam se fëmijët do t’i kishin gjithë kohën sytë tek nëna, pasi kjo është ideja e përgjithshme që ekziston në fushën e analizimit të zhvillimit social të fëmijës”.
Por në një dhomë të mbushur me lodra dhe me pengesa që duhet të kalojë duke u ngjitur apo duke u zvarritur, fëmija shihte nga nëna vetëm gjysmën e kohës. Edhe nëse i kishin sytë nga nëna, fëmijët shihnin tek fytyra e saj vetëm 15 për qind të kohës.
“Nëse fëmijët nuk e ndjekin nënën me sy aq shumë sa mendohej më parë, kjo ndryshon mënyrën si duhet të analizojmë procesin e zhvillimit të fëmijëve duke mësuar nga të tjerët”.
Por fëmijët gjithmonë i hedhin një shikim të drejtpërdrejtë objektit që duan të marrin në dorë. Një tjetër zbulim interesant është se megjithëse 75 për qind të kohës fëmijët i hedhin vështrim të drejtpërdrejtë pengesave që kanë përpara, kur duan t’i kalojnë ato, ky s’është një proces i domosdoshëm, pasi fëmijët mund të analizojnë shumë mirë informacionin nga shikimi periferik.
Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë metoda të reja për të realizuar studime bazë, por ata shtojnë se teknologjia ekzistuese mund të gjejë zbatim në një numër fushash.
“Në të ardhmen mund të gjejë zbatim në fushën e kurimit të problemeve të zhvillimit tek fëmijët, apo studimet mjekësore”.
Këta studiues sapo kanë filluar ta kuptojnë procesin e orientimit të fëmijëve të vegjël në mjedisin rrethues. Ata thonë se studimet e ardhshme mund t’i ndihmojnë mjekët të identifikojnë terapi për fëmijët me autizëm apo probleme në lëvizje. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Ju ka bllokuar ish-i juaj në mediat sociale? Cila është arsyeja e vërtetë sipas ekspertëve
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta