Psikoterapisti Jeff Guenther argumenton se bllokimi i një ish-i nga mediat sociale është vetëm një mënyrë tjetër për t’u përballur me një ndarje
Është e natyrshme që nuk mund të harroni sepse fytyra e ish-it tuaj është vazhdimisht pjesë e mendimeve tuaja, ndaj bllokimi të paktën nuk do e bëjë pjesë edhe të ekranit tuaj të telefonit. Në fakt, Guenther argumenton se ne as nuk kemi nevojë që dikush të na paralajmërojë për këtë veprim: Ai thjesht mund të vazhdojë me jetën e tij – dhe është mirë që ne të bëjmë të njëjtën gjë.
Terapistja Leah Aguirre, duke folur për të njëjtën çështje, thekson se sa lehtë dikush mund të rrëmbehet dhe të fillojë të shikojë se çfarë po bën ish-i në rrjetet e tyre sociale. Kjo mund të tregojë interes njerëzor, por në shumë raste pengon procesin e ndarjes, pasi ofron shumë mundësi për komunikim.
Bllokimi i personit tjetër nga përditshmëria jonë virtuale na ndihmon të kuptojmë se kjo marrëdhënie ka marrë fund dhe nuk lë vend për të krijuar skenarë hipotetikë në kokën tonë, të cilat zakonisht shkaktohen nga ndonjë stimul audio-vizual (foto me një person që nuk e njohim, etj.). Pra, është çështje kufijsh dhe çdo kufi është i mirë kur na ndihmon të ecim përpara si njerëz.
Sidomos në rast se një marrëdhënie ka përfunduar në mënyrë të palavdishme dhe njëra palë nuk ka kaluar shumë mirë gjatë saj, është e nevojshme të bllokohet personi tjetër, në mënyrë që të fillojë procesi i shërimit të çdo traume të krijuar. Kujtimet e këqija duhet të ikin, kështu që fillimisht ish-i duhet të largohet nga lista e njerëzve që ndjekim dhe po na ndjekin.
Sipas një artikulli nga Universiteti i New Hampshire, është e rëndësishme të mos ndryshoni shprehjen e ndjenjave pas një ndarjeje. Ndaj në këtë kontekst, të gjithë kanë mekanizma të ndryshëm reagimi.
Në të njëjtin artikull, injorimi i përgjithshëm nga mediat sociale, sit ë mos hapurit “Instastory”, apo edhe përdorimi i kufizuar i tyre përmendet si këshillë. Në këtë mënyrë, mendja e personit të ndarë mund të shpëtojë nga mendimet që lidhen me marrëdhënien dhe kohët e mira të saj, duke lënë ngadalë të kaluarën aty ku duhet.
“Përqendrohuni në përvojat e reja,” thotë artikulli.
Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një – ose më shumë – blloqeve. Për sa kohë që ndalimi bëhet në jetën reale, që të gjithë të ecin përpara, nuk ka asgjë të keqe që të bëhet edhe online.
Pra, nëse e gjeni veten të bllokuar, mos u mërzisni, por shikojeni si hapin e duhur për të vijuar me jetën tuaj pa praninë e tij qoftë edhe virtualisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dy gjërat e para që bën një stjuardesë pas akomodimit në hotel

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Detektivja private: Detaji që u ik të gjithëve dhe është një shenjë që partneri po ju tradhton

10 PIN-kodet më të zakonshme që zgjedhin njerëzit

Katër shenjat e zodiakut të cilët janë prindër të mirë

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi