LAJMI I FUNDIT:

Ligështimi i gjunjëve

Ligështimi i gjunjëve

Nëse kohët e fundit ju ndodh shpesh t'ju dridhen gjunjët, do të duhej forcuar kuadricepsat përmes tri ushtrimeve.

Qëndrohet drejt, shputat largohen në gjerësi të ijëve, ndërsa shpatullat mbështeten fort për muri, në mënyrë që kombliku të jetë pak i ngritur.
Lëshohemi ngadalë në pozitën ulur, duke u kujdesur që pjesa nën gju dhe mbi gju të formojë një këndrejtë. Në këtë pozitë rrihet 5-10 sekonda. Përsëritet 10 herë.
Uleni në karrige dhe ngriheni pa u mbajtur me duar. Kjo bëhet ngadalë (2 sekonda për ulje, 2 për ngritje), 10 herë.


Ngasja e biçikletës: në pozitë të shtrirë, këmba duhet të mbetet pak e lakuar në gju. Mjafton të ngitet biçikleta 20 minuta në ditë. /Telegrafi/