LAJMI I FUNDIT:

Ledhatoni sytë

Ledhatoni sytë

Masazhistët amerikanë kanë gjetur teknikë të re për relaksim: në sytë e lodhur dhe të ënjtur të klientëve po i vënë nga dy gurë të lëmuar, të ftohtë.

Masazhistët amerikanë kanë gjetur teknikë të re për relaksim: në sytë e lodhur dhe të ënjtur të klientëve po i vënë nga dy gurë të lëmuar, të ftohtë.

"Ndjenjën që jua ofrojnë, do të ndikojë që të çliroheni tërësisht, ndërsa ftohtësia e tyre do ta zvogëlojë ënjtjen e syve të lodhur", vërtetojnë masazhistët.

Prandaj, gurët e detit në plazh ose gurë të ngjashëm, i mbani në frigorifer, në mënyrë që në çdo moment t’i keni pranë vetes si ilaç për sytë e ënjtur e të lodhur.


Gurëzit do të duhej të jenë në madhësi që e mbulojnë gjithë, hapësirën rreth syve si dhe të kenë peshë të mjaftueshme, në mënyrë që të arrijnë efektin e nevojshëm. Rezultati do të jetë edhe më i mirë nëse mbi kapakë vini copëza pambuku të zhytura në çaj kamomili, ndërsa mbi to gurëzit.