LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt, të lindur për tradhti

Meshkujt, të lindur për tradhti

Shkencëtarët kanë vërtetuar se një substancë kimike në trurin e meshkujve, ndikon në dëshirën e tyre që të kenë më shumë partnere, të mos jenë të prirë për martesë dhe të kenë lidhje shumë të këqija.

Duke analizuar 552 binjakë, shkencëtarët suedezë kanë konkluduar se te të gjithë meshkujt ekziston prirja për tradhti.

Të njëjtën gjë e ka vërtetuar edhe një studim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i North Carolinas. 63% e meshkujve të anketuar kanë pranuar se rregullisht ose kohë pas kohe e tradhtojnë gruan, ndërsa pjesa tjetër e tyre kanë thënë se do të tradhtonin po t’u jepej një mundësi e mirë.

Të dhënat nga anketimet e ndryshme, ekspertët i kanë vërtetuar edhe shkencërisht, duke hedhur hipotezën se meshkujt janë gjenetikisht të prirë që të ndërrojnë partneret seksuale. /Telegrafi/