LAJMI I FUNDIT:

Ushtroni me pauza

Ushtroni me pauza

Një ekip ekspertësh japonezë nga Universiteti i Tokios kanë vërtetuar se kur një person ushtron gjysmë ore, pastaj bën një pushim prej njëzet minutash, dhe pastaj sërish ushtron gjysmë ore, në organizmin e tij vjen deri te ‘djegia’ e një sasie më të madhe kalorish sesa kur ushtron 60 minuta përnjëherë.

Është vërtetuar se dy periudha më të shkurta të ushtrimit me pauzë ndërmjet tyre, rezultojnë pozitivisht edhe gjatë kohës së pauzës, edhe gjatë periudhës së ushtrimeve, që do të thotë se edhe kohën e pauzës organizmi e konsideron si ushtrim.

Veç kësaj, pas pauzës, në gjysmën e dytë të ushtrimeve te pjesëmarrësit në studim, është regjistruar nivel më i ulët i insulinës dhe glukozës në gjak.

Edhe pse shpenzimi i përgjithshëm i kalorive te të dy format e ushtrimit, edhe me pauzë edhe pa pauzë, është pothuajse i njëjtë, në rastin kur ushtrimet janë të ndara në dy seanca, përqindja e yndyrave të harxhuara është 77%, ndërsa kur ushtrohet përnjëherë, yndyrat shpenzohen më pak (56%). /Telegrafi/