LAJMI I FUNDIT:

Syze për dietë

Syze për dietë

Kompania japoneze Yumetai ka zbuluar një metodë shumë të lehtë për mbajtjen e dietës. Ata kanë prodhuar syze për diell edhe atë me xhama të kaltër, të cilat ndihmojnë humbjen në peshë.

Ku është sekreti? Njeriut zakonisht nuk i pëlqen ushqimi i cili nuk duket i natyrshëm dhe që duket keq. Meqenëse janë të rralla ushqimet me ngjyrë të kaltër, personi i cili do ta vërejë ushqimin e kaltër do ta refuzojë. P.sh. hamburger i kaltër, mish ose ndonjë lloj tjetër ushqimi me ngjyrë të kaltër, dhe në këtë mënyre duke mbajtur këto syze, personi nuk do të kërkojë hajë vazhdimisht.

Por kjo nuk është e tëra. Ekspertët nga Yumetai pohojnë se ekziston edhe shpjegimi shkencor pse ngjyra e kaltër ndikon në humbjen e kilogramëve. Ata thonë se është dëshmuar që ngjyra e kaltër ka veprim qetësues dhe ndikon lehtësisht në qendrën e urisë në tru duke zvogëluar apetitin. Dhe njëkohësisht xhamat e kaltër pengojnë veprimin e rrezeve infra-të kuqe të cilat kanë veprim të kundërt (shtojnë apetitin). /Telegrafi