LAJMI I FUNDIT:

Punësimi i nënës dhe mbipesha e fëmijës

Punësimi i nënës dhe mbipesha e fëmijës

Shkencëtarët britanikë besojnë se rritja e numrit të nënave që punojnë me orar të zgjatur, në dekadat e fundit ka sjellë deri te shtimi i numrit të fëmijëve me peshë të madhe trupore.

Në studimin e realizuar nga University College London, kanë marrë pjesë 8.552 participantë, të cilët janë përcjellë një kohë të gjatë, ndërsa pastaj janë përcjellë edhe 1.889 fëmijët e tyre të moshave ndërmjet 4 dhe 9 vjeç.

Rezultatet e publikuara në revistën American Journal of Epidemiology, kanë treguar se fëmijët, prindërit e të cilëve kanë orare të zgjatura, janë për 50% më të prirë që të shtojnë kilogramë të tepërt.

Faktor i rëndësishëm i shfaqjes së mbipeshës te fëmijët, kishte qenë punësimi i nënës, gjë të cilën shkencëtaret e shpjegojnë se këta fëmijë hanë së bashku me anëtarët tjerë të familjes, dhe nuk konsumojnë ushqim të shëndetshëm. /Telegrafi/