LAJMI I FUNDIT:

Filloni ushtrimet kur të doni

Filloni ushtrimet kur të doni

Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, nuk ka rëndësi se kur e filloni aktivitetin fizik.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat mbi aktivitetin trupor të më shumë se 2.200 meshkujve të moshës 50- vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se jetëgjatësia e meshkujve, të cilët kishin filluar të ushtrojnë në moshën 50-vjeçare, kishte qenë e ngjashme me të atyre të cilët ishin marrë me ushtrime në moshë më të re.

Mirëpo për t’u arritur efekti i duhur duhet që ushtrimet e rregullta të jenë për një periudhë të gjatë, nga pesë deri në dhjetë vjet.