LAJMI I FUNDIT:

Pirja e duhanit trash?

Pirja e duhanit trash?

Një studimi i ri kundërshton pohimet e deritanishme, sipas të cilave pirja e duhanit ndihmon humbjen në peshë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se adoleshentët të cilën pinë shumë duhan kanë prirje për t’u trashur në moshën madhore.

Veç kësaj,është specifikuar se adoleshentët të cilët gjatë moshës 16 deri 18-vjeçare pinë së paku dhjetë cigare në ditë, janë të prirë që të trashen sidomos në pjesën e barkut.

Këto rezultate befasuese, shkencëtarët i shpjegojnë me ndryshimet e metabolizmit të cilat ndodhin si pasojë e duhanpirjes, si edhe si pasojë e shprehive të këqija ushqyese të duhanpirësve.