LAJMI I FUNDIT:

Data e lindjes dhe gjatësia

Data e lindjes dhe gjatësia

Fëmijët e lindur në verën e vonshme ose vjeshtën e hershme, janë më të gjatë dhe më të fuqishëm, sesa fëmijët e lindur në pranverë ose dimër, njoftojnë shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Bristolit.

Pas shqyrtimit të të dhënave të mbledhura nga 7.000 fëmijë, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se shkaktar i këtij fenomeni është ekspozimi i shtatzënave ndaj rrezeve të diellit.

Sipas mendimit të autorëve, procesi i formimit të vitaminës D, i cili është i bazuar në ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, është thelbësor për formimin e eshtrave të foshnjës gjatë kohës kur është në barkun e nënës.