LAJMI I FUNDIT:

Ndarja të plakë më shpejtë

Ndarja të plakë më shpejtë

Ekspertët pohojnë se personat të cilët e përjetojnë ndarjen, mund të plaken për disa vite më shumë.

Në studim janë analizuar 186 binjakë identikë, të cilët kanë predispozita gjenetike për t’u plakur me tempo të njëjtë.

“Trashëgimia luan një rol të rëndësishëm në plakje, ndërsa nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, plakja ndodh shumë më shpejtë. Ndërkohë, nëse shmangen këto faktorë, atëherëë plakja mund të ngadalësohet”, thotë udhëheqësi i studimit profesor Bahaman Guyuron

Pas studimit, grupe të ndara ekspertësh kanë shikuar fotografitë e binjakëve, për të vërejtur se cili nga vëllezërit, apo cila nga motrat, është plakur më shpejtë.


Rezultatet kanë treguar se ata të cilët kishin përjetuar shkurorëzimin, ishin dukur së paku dy vjet më të moshuar, në krahasim me ata që ishin ende në martesë, që nuk ishin martuar fare apo atyre që iu kishte vdekur partneri.

Veç kësaj, besohet se përdorimi i substancave antidepresive ndikon në relaksimin e muskujve të fytyrës, të cilët lëshohen më tepër te personat të cilët i përdorin në afat të gjatë kohor, dhe në këtë mënyrë japin pamjen e më të moshuarit. Pastaj ekspozimi i tepruar në diell, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, po ashtu kanë ndikim negativ në pamje.