LAJMI I FUNDIT:

Femrat kontrollojnë dobët nevojën për ushqim

Femrat kontrollojnë dobët nevojën për ushqim

Femrat janë shumë pak të suksesshme në tentativat e tyre për të hequr dorë nga ushqimi, sugjeron një studim i ekspertëve amerikanë.

Revista “Proceedings of the National Academy of Sciences” ka publikuar një eksperiment ku janë analizuar disa vullnetarë të cilët kanë përshkruar momentet e tyre të urisë gjatë 24 orëve.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt kanë qenë më ‘të durueshëm’ sa i përket mosngrënies, ndërsa incizimet e trurit te femrat kanë treguar aktivitet më të madh të regjionit trunor përgjegjës për dëshirën për ushqim.

Autorët thonë se mendimi i shpeshtë për ushqimin është arsyeja pse mbipesha është më e shpeshtë te femrat.