LAJMI I FUNDIT:

Çrregullimet e ushqyerjes te sportistët

Çrregullimet e ushqyerjes te sportistët

Meshkujt të cilët në mënyrë profesionale ose amatoreske merren me sport, gjithnjë e më shumë po vuajnë nga çrregullimet e ushqyerjes, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.

Hulumtuesit nga Maine Medical Center në Portland pohojnë se shumë sportistë përvetësojnë shprehi të pashëndetshme ushqyese, pasi i japin shumë rëndësi figurës së hollë.

Ekspertët rekomandojnë që personat me probleme të këtilla duhet të paraqiten në konsultim te nutricionistët, thuhet në raportin e revistës “Current Sports Medicine Reports”.