LAJMI I FUNDIT:

Depresioni dhe ankthi i të trashëve

Depresioni dhe ankthi i të trashëve

Në krahasim me moshatarët e tyre me peshë normale, fëmijët e trashë janë më të prirë për të zhvilluar simptoma të depresionit dhe ankthit deri kur ta arrijnë moshën e shkollës së mesme.

Studimi, i cili ka përcjellë më shumë se 1.200 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga mosha dy vjeçare deri në klasën e gjashtë fillore, ka zbuluar se fëmijët të cilët kishin tepricë kilogramësh kanë qenë më të prirë për t’u tërhequr në vete, të jenë depresivë si dhe të zhvillojnë shenja të ankthit dhe të reagimit agresiv në momente të caktuara. Megjithatë këta fëmijë nuk kanë pasur probleme në shkollë, sa i përket sjelljes dhe mësimit.

Rezultatet e botuara në revistën “Pediatrics” sugjerojnë se mendimi i keq për vetveten dhe ndjenja e përqeshjes nga fëmijët e tjerë, mund të nxisë shfaqjen e simptomave të lartpërmendur.

Ekspertët pohojnë që ajo që është e rëndësishme në këto raste, është që prindërit, arsimtarë dhe punonjësit shëndetësorë duhet të jenë të vetëdijshëm për këto simptoma dhe duhet t’i zbulojnë rastet kur fëmijët kanë probleme të tilla, kështu që të jen të gatshëm t’u ndihmojnë atyre për t’u përballur me ndjenjat e tyre në lidhje peshën e lartë trupore.